Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar sot me tri vjet burg Hysni Hoxhën, ish kryetar i Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Përveç dënimit me burg, gjykata ka vendosur që Hoxhës t’ia ndalojë ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 viteve pas mbajtjes së dënimit me burgim.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Gjykata Themelore, i akuzuari H.H, duke qenë në cilësinë e personit zyrtar, kryetar i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) me qëllim që t’i mundësojë tjetrit përfitim të dobisë pasurore, i tejkalon kompetencat e tij ligjore në atë mënyrë që, me dt.03.10.2014 dhe 09.10.2014, në Prishtinë, në cilësinë e kryetarit të OSHP-së, e në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik nr.04/L-042 (neni 105.1), Rregulloren e Punës së OSHP-së (neni 14) dhe dispozitave të Ligjit të Procedurës Administrative nr.02/L-28 (neni 97), duke vendosur me konkluzion si çështje ‘’Res Judicata’’, pa i shqyrtuar fare, i ka refuzuar ankesat e operatorëve ekonomik ‘Caraglio SRL&NTSH Electra’’ të dt.02.10.2014 dhe konzorciumit ‘’C&GD.O.O & Komtel Project Engineering’’ SH.P.K., të dt.03.10.2014, të ushtruara kundër vendimit të autoritetit kontraktues KOSTT SH.A., për aktivitetin e prokurimit ‘’Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin në mes të KOSTT (KEK) OSSH, me nr. të Prokurimit 14-12-84-511, me të cilin vendim, autoriteti kontraktues pas procedurës së rivlerësimit e kishte shpallur fitues OE ‘Monten&G3 Engineering’’ SH.P.K., edhe pse kompetent për vendosje për ankesë ka qenë Paneli Shqyrtues i OSHP-së.
Vlera e kontratës së nënshkruar për këtë projekt ishte 2 milionë e 327 mijë e 240 euro, ashtu që duke i tejkaluar autorizimet dhe kompetencat e tij, ia ka mundësuar fitimin e kontratës në këtë projekt operatorit ekonomik ‘’Monten&G3 Engineering’’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë