LAJMI I FUNDIT:

Grabitje në një piceri të Kumanovës!

Grabitje në një piceri të Kumanovës!

Sot herët në mëngjes rreth orës 03:20, dy persona të maskuar të panjohur kanë kryer grabitje në një piceri në Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Autorët me armë kanë hyrë në piceri dhe fizikisht e kanë sulmuar të punësuarin, ku e kanë goditur me grushta dhe shkelma në kokë dhe më pas i kanë grabitur rreth 270 euro. Grabitësit më pas janë larguar, njoftojnë nga MPB.

Janë marrë masa nga ekipi hetues i SPB Kumanovë për gjetjen e personave. /Telegrafi/