LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Bayern – RB Leipzig

Parashikim: Bayern – RB Leipzig

Bayern Munichu do të ballafaqohet në derbin e këtij gjysmë-sezoni me një skuadër që as nuk e ka paramenduar se do të luante derbin – talentët e rinj të Red Bull Leipzig

Vendi: Allianz Arena, Munich
Koha: 21 dhjetor (e mërkurë), 20:00

Image result for rasenballsport leipzig 2016


Lajmet rreth ekipeve

Bayern Munichu
Menaxheri Carlo Ancelotti mund të zhvendoset në sistemin 4-2-3-1 për t’ia mundësuar Mullerit të luajë në pozitën e tij të dashur si mesfushor sulmues, pasi ekipi i tij vuajti që të thyejë Darmstadtin pas një rikthimi në sistemin prej 4-3-3.
Javi Martinez do të zëvëndësojë në mbrojtje të lënduarin Jerome Boateng.
Arjen Robben mund të kthehet nga lëndimi për të startuar në krah, teksa Franck Ribery sipas të gjitha gjasave do të rikthehet po ashtu në krahun e majtë.

RB Leipzig
Bernado mund të kthehet në krahun e majtë, me Marcel Halstenberg që është në dyshim të madh për t’u rikthyer nga një lëndim në kofshë.
Benno Schmitz mund të jetë në vend të tij në krahun e djathtë.
Naby keita është në dyshim për t’u riafëtsuar, teksa mund të zëvëndësohet nga kaptieni Dominik Kaiser.

Top lojtarët

A e dini se?

Bayerni ka fituar 22 nga 26 ndeshjet e fundit në shtëpi në Bundesliga.

RB Leipzig ka fituar nëntë nga 10 ndeshjet e fundit në Bundesliga.

RB Leipzig ka shënuar së paku dy gola në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në Bundesliga.

Analiza

Bayerni është në maje të tabelës me gol-dallim më të mirë dhe dëshiron që të vë vulën se është skuadra më e fortë në Gjermani, ndaj rivalit më të fortë për titull. Ata vuajtën ndaj Darmstadtit në fundjavë, por për këtë arsye pritet rikthimi në formacionin 4-2-3-1 për t’i mundësuar një tjetër lojtari sulmues të shfaqet si opsion ofensiv.

Leipzig mund të tregojë se nuk është rastësisht këtu ku është duke luajtur në mënyrë agresive dhe me presion në të gjitha pjesët e fushës. Lëndimet në mbrojtje dhe një mungesë në mesfushë siç është ajo e “yllit të panjohur” Naby Keita mund t’u kushtojë me stabilitet.

Pritet të jetë një ndeshjet mjaft energjike kjo, me Bayernin që duhet të gjejë zgjidhje shtesë kur bëhet fjala për posedim të topit dhe të lejojë Leipzigun të bëjë presion, në mënyrë që ata të goditen nga kundërsulmet e rrufeshme bavareze.

Parashikimi: Bayern Munich 5-2 RB Leipzig

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Premier League
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kalo në kategori