LAJMI I FUNDIT:

Sulm terrorist në Jordani, 10 të vdekur

Sulm terrorist në Jordani, 10 të vdekur

Një sulm terrorist ka ndodhur në qytetin jugor të Jordanisë, Kerak, ku si pasojë të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve paraprake në këtë sulm terrorist të organizuar nga një grup i armatosur humbën jetën 7 pjesëtarë të forcave të sigurisë, 2 civilë dhe një turist kanadez, si dhe 27 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. /KP/