LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Koncepti anti-BE i Gruevskit është i kahmotshëm

Ramadani: Koncepti anti-BE i Gruevskit është i kahmotshëm

Analisti politike, Ismet Ramadani, ka qenë i ftuar në intervistë në TV Shenja, ku mes tjerash ka folur edhe për takimet e fundit të Nikolla Gruevskit me ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve. Ai thase koncepti i OBRM-PDUKM-së qysh herët është përcaktuar për një opsion i cili është anti-perëndimor dhe anti-shqiptar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sa kalonte koha, ata filluan edhe të fuqizohen institucionalisht. Tashmë 10 vite kanë pushtet, dhe fatkeqësisht BDI-ja duke i dhënë numra, ata ngelën edhe një kohë të gjatë në pushtet për të forcuar atë opsionin e tyre, dhe sapo kalonte koha kur u kuptua se ato janë futur edhe në kriminalitet, korrupsion, etj, dhe ata filluan ta rrisin peshën, sidomos Nikolla Gruevski. Po del se në opsionin pro-rus kanë hyrë thellë dhe duan ta arsyetojnë me veprimet e tyre se ata janë për ta mbrojt Maqedoninë”, deklaroi mes tjerash Ramadani./Telegrafi/