LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me bombë shtëpia e serbit që bëri foto me Ramush Haradinajn

Sulmohet me bombë shtëpia e serbit që bëri foto me Ramush Haradinajn

Është hedhur një bombë në oborrin e shtëpisë së Drazhen Stojkoviqit – Drazha, në rrugën “Lui Braj”, në Lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës, por nuk ka viktima apo të lënduar.

Sipas burimeve të Kosovapressit, dyshohet se shkaku i hedhjes së bombës është se serbi Drazha sot ka bërë foto me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së këtij të fundit te muri në Mitrovicë, që është ngritur pranë urës së Ibrit.

Këto burime bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhe rreth orës 21:15, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.


Stojkoviq është nga Peja dhe jeton në Lagjen e Boshnjakëve me bashkëshorten dhe tre fëmijë./Telegrafi/