LAJMI I FUNDIT:

Hyseni merr pjesë në samitin e Bërdos në Slloveni

Hyseni merr pjesë në samitin e Bërdos në Slloveni

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni udhëton sot për në Slloveni për të marr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, në nivel të ministrave të Punëve të Brendshme dhe ministrave të Drejtësisë.

Samiti do të mbahet në Bërdo të Sllovenisë, ku për gjatë dy ditëve delegacioni do të trajtojë tema të ndryshme që lidhen me siguri dhe forcimin e sigurisë së brendshme, përmes qeverisjes integrative  në rrafshin e sigurisë së brendshme.

Në margjinat e këtij samiti, ministri Hyseni pritet të zhvilloj edhe takime të veçanta me pjesëmarrës nga Evropa dhe Ballkani.