Promotor i koncerteve, punëtor ndihmës në Keni, avokat dhe drejtor i burimeve njerëzore…nga të gjitha kontributet e shumta që Francisco Arriola nga Madridi i ka dhënë në jetën e tij, asnjëri prej tyre nuk krahasohet me pjesëmarrjen e tij në edicionin shqiptar të “Mjeshtrit të Kuzhinës”, ku kishte dalë fitues dhe me çmimin e të cilit e ka bërë realitet promovimin e kuzhinës.
Që nga shkurti, ai është edhe pronar i restorantit të parë spanjoll në Prishtinë-kryeqytetin e Kosovës, një territor fqinj me Shqipërinë dhe me popullatë shumicë shqiptare, e njohur si Shtet nga më shumë se njëqind vende. Lokali quhet “Francisko”, i shkruar me k ballkanike, i mbushur me ngjyra kuq e verdh (njëjtë si flamuri spanjoll), me vazo në hyrje të lokalit dhe me profil të “Demit të Osbornit” në peceta, e të mos flasim për xhelatinën e “gazpacho”-s (lloj supe) që i japë shije recetës së tij të mrekullueshme, e cila e çoi në finale të garës për më të mirin në gatim.
Pas trashëgimit të një sërë përvojave jo të kollajshme, së bashku me gruan shqiptare dhe me një shkathtësi të lindur prej biznesmeni (gjyshi i tij kishte organizuar koncertin e parë të rok grupit, “Beatles”, në vitet e ’60-ta në Spanjë), Arriola, 32 vjeçar, sot është një njeri i famshëm në Kosovë, i cili një herë në javë shfaq një program televiziv për kuzhinë, “i ngjashëm me Arguiñanon e Spanjës, me shaka dhe ironi mbi politikanët ose me ngjarjet aktuale”, thotë kuzhinieri, i cili mban veshur rroba me shkrimin “MasterChef”, me një kordon blu, teksa ofron pjatat u ushqimit ose teksa kullon verën “La Rioja”. Ky sipërmarrës gjithashtu importon verëra spanjolle në Kosovë, përballë një konkurrencë të ashpër me italianët dhe francezët. “E hapi tregun dhe bëj që të njihet marka e verës spanjolle”, thotë ai në një vend, pavarësia e të cilit nuk njihet nga Qeveria e Madridit. “Unë nuk kam probleme me importimin, tani do ta importoj paletën e njëmbëdhjetë të verës, proshutës, salsiçeve dhe konservave, sepse kam një ndërmjetës të mirë doganor. Në fakt, unë importoj më shumë sesa një distributor lokal i pijeve të gazuara spanjolle”.
Për më tepër, Arriola këshillon një hotel luksoz në Prishtinë për të modernizuar menynë e tij. “Në Kosovë ka produkte shumë të mira, por pak kreativitet kur gatuhet. Mjeshtrit e kuzhinës nuk janë ‘yje të rokut’ sikurse në Spanjë, bile ata duken sikur po kalojnë andej pari nëpër kuzhinë dhe në pritje të një profesioni të vërtetë, shkruan revista spanjolle ‘El-Pais’.
Lokali tërheqës në qendër të Prishtinës është i stërmbushur natën e të shtunës së fundit të tetorit.
“Kur e kemi hapur lokalin, ishte dimër, por kishte radhë të njerëzve që prisnin te dera, pavarësisht temperaturës së ulët prej -20 gradësh”.
Francisko ka ndikuar edhe në skenarin gastronomik të qytetit: “Me restorantin tim, janë edhe dy restorante të kuzhinës ndërkombëtare: një indian dhe një italian”. Nja 60 për qind e klientëve të tij janë të huaj, punëtorë të misioneve ndërkombëtare, si ushtarakë të KFOR-it.
Pako, siç e quajnë të gjithë, erdhi në Kosovë me sugjerim të një refugjati të luftës-shqiptar i Kosovës, të cilin e kishte njohur në Spanjë. Ishte dhjetori i vitit 2012 kur Pako kërkoi një ndrysim të jetës së tij, meqë stresi i punës së tij të fundit në Madrid, tashmë e kishte bërë të vetën. Në Prishtinë njohu gruan e tij shqiptare nga Shqipëria, me të cilën u zhvendos në Tiranë ku edhe kishte hapur restorantin e tij të parë.
Fama e Mjeshtrit të Kuzhinës (MasterChef) dhe dhuntia e tij natyrore, e nxitur nga pengesat burokratike dhe neglizhenca e punës që gjeti në Shqipëri (“në krahasim me atje, mentaliteti i punës në Kosovë është shumë më pozitiv”), e detyruan atë të ndërmarrë vendimin e tij të radhës-të lëvizë në Prishtinë. Ndoshta është vendim përfundimtar, ama për një djalë si ai që s’pushon hiç, kurrë nuk është boll.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kushovski: Transporti publik në Shkup është normalizuar, autobusët qarkullojnë rregullisht
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim – përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë