Propozimi i kryeministrit Isa Mustafa për matjen e territorit është i qëlluar. Kështu vlerëson nënkryetari i parë i Kuvendit dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti. Ky i fundit, thotë se një propozim të tillë e ka dhënë para shumë kohësh, por qe ky propozim asnjëherë nuk është realizuar.
“Unë kam propozuar matjen e territorit prej fillimit në kohën kur ishte kundërshtuar versioni aktual. Është mirë të matet territori të shohim a kemi humbur ose jo. Mali i Zi po thotë se ka shtuar territor dhe Kosova ka shtuar territor, sipas raportimeve të Komisionit shtetëror. Për t’i hequr dilemat është mirë të bëhet matja dhe të shohim si është situata. Sa tokë ka Kosova para dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacioni”, ka thënë Haliti për ‘Indeksonline’.
I pyetur se pse nuk është përfillur ky propozim i tij nga ana e institucioneve të Kosovës, Haliti thotë se këtë ide e ka dhënë në media dhe se nuk është se e ka dërguar në ndonjë institucion si propozim zyrtar.
“Propozimi i kryeministrit është i qëlluar dhe do të duhej të bëhej, nëse ka mundësi të matet territori. Sipas asaj qe ma kanë informuar specialistet ekzistojnë mundësitë qe shumë shpejt dhe shumë lehtë përmes sateliteve dhe një qendre qe do të vendosej në Kosovë të matej territori”, ka shtuar Haliti.
Ditë më parë zëdhënësi i qeverisë, Faton Abdullahu ka thënë për mediet se shumë shpejt kryeministri do t’u dërgoj ftesa partie opozitare por edhe shoqërie civile qe t’i caktojnë ekspertet për të matur territorin.
E në anën tjetër, partitë opozitare e kanë kundërshtuar këtë propozim duke e cilësuar të papranueshëm. Opozitarët po kërkojnë shkarkimin e komisionit shtetëror, i cili ka bërë shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, dhe kthimin e marrëveshjes në pikën zero.
Për këtë ide Mustafa është kundërshtuar edhe nga disa deputetët e LDK-së të cilët nuk e pranojnë versionin aktual të demarkacionit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë