LAJMI I FUNDIT:

Lutfiu: Jemi duke punuar në drejtim të reformimit të kurikulës nacionale të Maqedonisë

Lutfiu: Jemi duke punuar në drejtim të reformimit të kurikulës nacionale të Maqedonisë

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – PISA i ka rradhitur banorët e Maqedonisë në 5 vendet e fundit të shteteve që lexojnë më së paku në botë, thuajse nuk dinë asgjë për shkencën dhe janë matematicientë të dobët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ky është një rezultat mjaft i dobët, që dëshmon se cilësia e arsimit në Maqedoni është mjaft e ulët. Në lidhje me këtë rezultat zhgënjyes, Telegrafi Maqedoni mori mendimin e ministrit të arsimit, Pishtar Lutfiu.

Banorët e Maqedonisë nuk lexojnë, nuk dijnë për shkencën dhe janë të dobët në matematikë (Dokument)
Lexo po ashtu Banorët e Maqedonisë nuk lexojnë, nuk dijnë për shkencën dhe janë të dobët në matematikë (Dokument)

”Rangimi i tillë është rezultat i asaj se testimet e tilla janë teste të standardizuara, të cilat në pjesë të madhe matin shkathtësitë. Sistemi ynë arsimor, deri më tani ka favorizuar nxënien e diturive në formë të memorizimit, duke mos veçuar hapësirë për transformimin e atyre diturive edhe në nxënien e shkathtësive. Andaj, kohëve të fundit, me një intensitet të theksuar, jemi duke punuar në drejtim të reformimit të kurikulës nacionale dhe të aftësimit të arsimtarëve për qasje të re të punës, në funksion të zhvillimit të shkathtësive, si aftësi funksionale”, u shpreh ministri Pishtar Lutfiu./Telegrafi/