LAJMI I FUNDIT:

UT e shënoi Ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta

UT e shënoi Ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta

Katedra e Edukimit Special dhe Rehabilitimit e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës, në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, sot njoftoi se në bashkëpunim me paralelen speciale të Shkollës fillore ,,Liria” dhe disa organizata të tjera, me aktivitete të ndryshme e shënuan 3 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. Ky aktivitet, në Universitetin e Tetovës organizohet vite me radhë nën përkujdesje të Rektoratit dhe Fakultetit Filozofik, respektivisht Katedrës së Edukimit Special dhe Rehabilitimit.

Dekani i Fakultetit Filozofik i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fatbi Osmani tha se Universiteti ynë, dhe njësia jonë akademike, në vazhdën e aktiviteteve të shumta që ka realizuar, rëndësi të veçantë i ka kushtuar dhe 3 Dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. “Kjo ditë në veçanti akceptohet për nevojat dhe problemet me të cilat i kanë dhe ballafaqohen personat me nevoja të veçanta. Prandaj, nuk mjaftojnë që vetëm një ditë t’u përkushtohet kujdes kësaj kategorie individësh, por, përkujdesja e jonë institucionale dhe individuale ndaj tyre duhet të jetë për çdo ditë dhe permanente, aq më shumë kur kemi parasysh preferencat e instrumenteve ndërkombëtare të dala nga Deklarata mbi të drejtat e njeriut e OKB-së, Konventa për të drejtat e fëmijës, si dhe nga Etika e mësimdhënësit”, theksoi Prof. Dr. Fatbi Osmani.

Shefi i Katedrës së Edukimit Special dhe Rehabilitimit, Doc. Dr. Bunjamin Memeti, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve u shpreh se personat me aftësi të kufizuara çdo ditë ballafaqohen me barriera sociale dhe fizike, siç janë paragjykimet dhe qëndrimet negative ndaj invalidëve. ,,Në manifestimin e parë që e kemi bërë në këtë universitet, kemi potencuar se krijimi i kuadrit të mirëfilltë që do të merret në mënyrë profesionale me trajtimin, institucionalizimin, qasjen integruese, diagnozstifikimin dhe rehabilitimin e këtyre personave, do të jetë prioritet i universitetit tonë, përkatësisht programit tonë studimor përkatës. Sa për ilustrim, nëse para 15 vjetësh kishte 7-10 persona me autizëm në 10000 banorë, sot ky numër është rrit dhe statistikat e hulumtimeve me relevancë shkojnë në 150 persona në 10000 banorë. Dhe ne mburremi që sot pas katër vitesh, në katedrën tonë kemi 170 studentë të rregullt të cilët në të ardhmen do të jenë të gatshëm për të punuar dhe ndihmuar këta persona në mënyrë profesionale”, tha Doc. Dr. Bunjamin Memeti.


Ky manifestim u ndoq nga një numër i madh i studentëve, profesorëve dhe qytetarëve të Tetovës, ndërsa, fëmijët me nevoja të veçanta shfaqën disa këngë dhe poezi me ndihmën e studentëve të Katedrës së Edukimit Special dhe Rehabilitimit. Po ashtu, studentët e kësaj katedre shfaqën edhe një film dokumentar kushtuar kësaj kategorie të shoqërisë dhe përcollën mesazhe për mos paragjykime dhe trajtim të barabartë mes njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Kalo në kategori