LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Nuk duhet të kemi mëshirë ndaj atyre që dëmtojnë procesin zgjedhor

Ivanov: Nuk duhet të kemi mëshirë ndaj atyre që dëmtojnë procesin zgjedhor

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i ka vizituar sot pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë, të reshtuar në vendkalimin kufitar të Mexhitlisë në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Ivanov ka deklaruar se është e patjetërsueshme një sjellje e përgjegjshme nga të gjitha palët e përfshira në procesin zgjedhor, pasi që qytetarët e vendit meritojnë zgjedhje të dinjitetshme.

Ai theksoi se do të duhet të ndëshkohen të gjithë ata të cilët do të tentojnë që të dëmtojnë procesin zgjedhor.


”Për të gjithë ata që tentojnë çfarëdo që të pengojnë në procesin zgjedhor, institucionet përgjegjëse duhet të mos kenë asnjë mëshirë, e as tolerancë”.

Më tej, Ivanov tha se zgjedhjet korrekte dhe demokratike janë të patjetërsueshme, që BE-ja të ketë një qasje ndryshe ndaj Maqedonisë./Telegrafi/