LAJMI I FUNDIT:

LSM: 13 prej 17-të degëve sindikale nuk kanë dhënë mbështetje për ndërrimin e Mitreskit

LSM: 13 prej 17-të degëve sindikale nuk kanë dhënë mbështetje për ndërrimin e Mitreskit

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot prezantoi, siç theksojnë, dëshmi të reja me të cilat 13 degë të sindikatës prej gjithsej 17-të konfirmojnë se asnjëherë nuk e kanë shqyrtuar nismën për revokimin e kryetarit të LSM-së dhe se anëtarët e tyre të Këshillit nuk kanë marrë pjesë në seancën e mbajtur më 13 nëntor të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sekretari i Këshillit të LSM-së Metodija Dimovski në konferencë për media theksoi se këto letra nga degët sindikale qartë përgënjeshtrohen gënjeshtrat e katër degëve sindikale të cilat së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska Remenski kanë tentuar të bëjnë ndërrim të dhunshëm të kryetarit të LSM-së Zhivko Mitrevski.

“Nga këto dëshmi qartë shihet se dikush me vetëdije e ka manipuluar anëtarësinë e LSM-së dhe opinionin e Maqedonisë. Nuk ka pasur, nuk ka e as që do të ketë mbështetje prej 11 degëve sindikale” , tha Dimovski.


Ai kërkoi që udhëheqësi i të a.q Këshilli i LSM-së i mbajtur më 13 nëntor ta tërheq nënshkrimin e tij, ndërsa të njëjtën ta bëjë edhe procesmbajtësi, ndërsa ministrja Tashevska Remenski ta tërheq vendimin për emërimin e kryetarit të ri të LSM-së.

Krahas dokumenteve të falsifikuara kundër të vetëquajturit u.d kryetar është hapur edhe procedurë e re dhe hetim për falsifikim të vulës. Hetimi, siç thonë nga LSM-ja, do të zbuloj kush dhe si, në bazë të çfarë dokumenti e ka përpiluar vulën e falsifikuar të cilën e ka përdorur u.d kryetar.

Sipas Dimovskit, vendimi për kryetar të ri të LSM-së në Regjistrin Qendror është bllokuar, ndërsa të gjitha dokumentet janë dorëzuar në Prokurorinë Publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori