LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Pas partive të vogla qëndrojnë maqedonasit

Thaçi: Pas partive të vogla qëndrojnë maqedonasit

Në një intervistë për gazetën “Koha“, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, përveç dekorimimit nga Presidenti i Kosovës, flet edhe për fushatën parazgjedhore, ofertën e partisë së tij për shqiptarët si dhe si e sheh ardhmërinë e shtetit.

Ai, siç transmeton “Aktuale”, mes të tjerash thekson se, pa ndryshimin e emrit, Maqedonia nuk mund të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s, ndërsa potencon se maqedonasit këtë duhet ta kuptojnë sa më parë.

Gjothashtu, Thaçi ka folur edhe për aferën e përgjimeve, rastin e Kumanovës, si dhe problematika të tjera.


Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit mund t’i ketë të gjitha të këqijat, por ka një të mirë.

“Fryma e Marrëveshjes së Ohrit është metodologjia e punës që ne duhet të punojmë. Mirëpo, Marrëveshja e Ohrit, tashmë 15 vjet, tregoi se nuk mund të realizohet. Me fajin e kujt? Po ta them këtë, prapë do të thonë se flet partiakisht. Kjo u tregua racionalisht se nuk funksionon. Ne duhet në Kushtetutë t’i ndërrojmë disa gjëra shumë të thjeshta. Mos të shkruhet “ata që janë mbi 20 për qind”, por të shkruhet “shqiptarë”. Kjo nëse bëhet, atëherë është e qartë se ky shtet, të gjitha vendimet nëpërmjet të një sistemi juridiko-kushtetues të ndryshuar duhet t’i sjellë nëpërmjet vetes së dytë, shqiptarë – maqedonas…”, ka thënë Thaçi.

Numri një i PDSH-së Thaçi mes të tjerash ka folur edhe për shpërndarjen e votës shqiptare që do të ndodhë në këto zgjedhje. Por cili është mendimi i tij:

“Na e bëjnë të tjerët. Maqedonasit. Ky është projekti i radhës… Më vjen keq. Nuk duhet të preket askush. Ndoshta dikush ka vetëdije në këtë projekt, prej këtyre partive të vogla. Por ju jeni dëshmitarë se ky film luan pandërprerë. Përgatitet një palë zgjedhje opozita ta mundë BDI-në, del një parti. Zgjedhjet e tjera, prapë një parti. Kjo racionalisht është kundër opozitës shqiptare. Mendoj unë. Ndoshta ata mund të thonë…, por racionalisht është kundër opozitës shqiptare dhe racionalisht e parandalon fitoren e vërtetë të opozitës shqiptare. Unë e kam thënë se nuk kemi të drejtë askujt t’ia ndalojmë të merret me politikë, të angazhohet, dhe ajo është vlerë e demokracisë, por racionalisht këta i shërbejnë maqedonasve…”, ka thënë  Thaçi për gazetën në fjalë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori