Polemikat në mes zyrtarëve të LDK-së dhe AAK-së kanë vazhduar edhe sot. Ka qenë këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj i cili ka reaguar së fundmi.
Gecaj përmes një statusi në Facebook ka shkruar se LDK për dallim nga partitë tjera nuk trillon e sulmon për të mbetur gjallë politikisht.
Ai duke i komentuar deklaratat e mëhershme të kryeministrit Mustafa dhe zyrtarit të AAK-së, Avni Arifi e ka pyetur këtë të fundit se pse i mbeti hatri atij kur kryeministri deklaroi se vendi po çlirohet nga haraçi e kazinotë.
Postimi i plotë i Gecajt:
PSE NJË REAGIM I TILLË AVNI ARIFI?
Ne nuk trillojmë e sulmojmë për të mbetur gjallë politikisht!
“Duke i ju gëzuar sukseseve të Qeverisë por edhe shumë sferave të tjera të jetës tonë në përgjithësi , Kryeministri Isa Mustafa, në një postim të tij në facebook, ndër të tjera kishte deklaruar se “…vendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti…”. Kështu, Kryeministri kishte shprehë kënaqësi individuale e institucionale se një dukurie të tillë të dëmshme e të pranishme kohë të gjatë ndër ne, po i vije fundi, por asnjëherë nuk ja kishte adresuar saktë këtë dukuri ndonjërit nga subjektet politike apo konkretisht ndonjë individi. Megjithatë, pasoi një reagim i shpejtë, por disi i çuditshëm dhe krejt pa sens i Avni Arifit të AAK-së i cili duke ju drejtuar kryeministrit tha, “…kur po flet për haraq e kazino shtrëngoje rrenën pak ma shumë se kurgjo tjetër s’të ka mbetë…” E pse të mbeti ty hatri Avni, çka tu tek, çfarë zori pate që ta marrësh këtë vlerësim të përgjithshëm kaq afër zemre, dhe për më shumë pse vëlla u përpoqe ta ofendosh Kryeministrin. A nuk po e sheh se është mu e vërteta ajo që na prinë neve në punën tonë. Ne nuk trillojmë e sulmojmë për të mbetur gjallë politikisht”, (sic.)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë