LAJMI I FUNDIT:

Daçiq largohet nga takimi i Varshavës për shkak të deklaratave të Hoxhajt

Daçiq largohet nga takimi i Varshavës për shkak të deklaratave të Hoxhajt

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka lëshuar takimin e Grupit të Vishegradit që mbahej në Varshavë nga ministrat e jashtëm, si protestë ndaj deklaratave të Ministrit të Jshtëm të Kosovës Enver Hoxhaj, i cili gjatë fjalimit të tij foli për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe rajon.

Daçiq ka thënë sot se takimin e ka lëshuar pasi përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini dhe zyrtarë tjerë të BE-së nuk kanë reaguar ndaj deklaratave të Hoxhajt.

“Pasi as Mogherini dhe as pritësit e samitit nuk reaguan ndaj Hoxhajt, unë kam thënë se nëse mund të bëhet pa Serbinë, atëherë unë do të largohem. Ne nuk mund të lejojmë askënd të na nënshtrojë, pasi ka ikur koha kur Kosova paraqet dhe kërkesat e saj plotësohen. Nuk duam të dëgjojmë leksione nga ata që kanë kryer krime ndaj serbëve”, ka thënë Daçiç.


Daçiq i nervozuar ka thënë se rruga e Beogradit drejtë BE-së është e ndryshme me atë të Prishtinës./Telegrafi/