LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj optimist: Po rritet gatishmëria brenda BE-së për liberalizmin e vizave

Hoxhaj optimist: Po rritet gatishmëria brenda BE-së për liberalizmin e vizave

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit të tij në Poloni, ka takuar ndaras homologët e tij të Polonisë dhe Sllovakisë.

Në takimin me ministrin e Jashtëm polak, Witold Waszczykowski, Hoxhaj ka biseduar për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, por edhe për përkrahje multilaterale. Ai e ka falënderuar ministrin polak për ftesën për të marrë pjesë në Forumin e Ministrave të Jashtëm të shteteve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministri Hoxhaj, me homologun e tij polak ka biseduar edhe për përkrahjen e Polonisë në proceset dhe rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, ndërsa fokus i veçantë gjatë bisedës i është kushtuar liberalizimit të vizave për Kosovën.


Kryediplomati Hoxhaj është takuar edhe me ministrin e Jashtëm sllovak Miroslav Lajçak, me të cilin ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Meqë Sllovakia aktualisht ka presidencësn e BE-së, Hoxhaj ka kërkuar nga Miroslav Lajçak që në fundvit të ketë një vendim pozitiv për Kosovën sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

“Kam pasur takime shumë pozitive me homologët e mi nga Polonia dhe Sllovakia. Kemi biseduar për bashkëpunim në shumë fusha, mirëpo rëndësinë më të madhe ia kam kushtuar çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. Meqë Sllovakia ka edhe presidencën e BE-së, kam kërkuar nga ministri Lajçak që të ketë një vendim pozitiv në këtë drejtim. Besoj që edhe brenda BE-së është rritur gatishmëria për një vendim pozitiv për vizat për Kosovën”, ka deklaruar Hoxhaj pas takimeve, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, sot është miratuar edhe deklarata e përbashkët e shteteve të Vishegradit, në të cilën flitet edhe për Kosovën dhe të arriturat e saj.

Në deklaratën zyrtare të përbashkët të shteteve të Vishegradit i shprehet mirëseardhje Kosovës në radhën e shteteve që kanë të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian.

Kosova përgëzohet për marrjen e rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian për Liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe po ashtu për marrëveshjen e nënshkruar javën që shkoi mes ministrit Hoxhaj dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini e cila i lejon Kosovës qasje në programet e BE-së. Po ashtu, Kosova përshëndetet për lansimin e Agjendës së Reformës Europiane, e cila do të çojë në përmirësimin e shumë sferave përfshirë sundimin e ligjit dhe gjendjen ekonomike për shoqërinë kosovare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Kalo në kategori