LAJMI I FUNDIT:

AAK dënon sulmin në Konsullatën turke në Prizren

AAK dënon sulmin në Konsullatën turke në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  shprehu shqetësimin e saj të thellë me rastin e incidentit me Konsullatën Turke në Prizren.

AAK thekon se ky është një akt, rëndë i dënueshëm, dhe i orientuar njëkohësisht edhe kundër interesave të shtetit të Kosovës.

“Marrëdhëniet miqësore me Turqinë, sikundër edhe me çdo shtet tjetër me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike, janë përcaktim yni dhe ato duhet të trajtohen si të tilla. Njëkohësisht, institucionet dhe shteti i Kosovës, e ka për obligim që të sigurojë ambient të qetë dhe të sigurt për funksionimin normal të përfaqësive diplomatike në Kosovë, në këtë kuadër edhe për Konsullatën turke”, thuhet në reagimin e AAK-së.


“Ne besojmë fuqishëm që organet e rendit do ta zbardhin këtë rast, do t’i nxjerrin para drejtësisë autorët e sulmit dhe njëkohësisht shprehim shpresën se ky incident nuk do të mund  t’i dëmtojë marrëdhëniet tona me Turqinë”, thuhet më tej. /Telegrafi/