LAJMI I FUNDIT:

Me urdhër të Erdoganit do t’i ndërtohet shtëpi të riut nga Shkupi (Foto)

Me urdhër të Erdoganit do t’i ndërtohet shtëpi të riut nga Shkupi (Foto)

Ertan Shakiri, nga Shkupi, me nevoja të veçanta ka njoftuar opinionin se i është ofruar një banesë nga autoritetet turke, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shakiri është shprehur i lumtur në lidhje për këtë lajm duke i falenderuar të gjithë ata të cilët kanë treguar gatishmëri për t’i ndihmuar.

“Unë që kur e mbaj mend veten jetoj në një banesë me qira. Nuk e di si t’ua përcjellë mundimet e mia dhe të familjes sime gjatë këtyre viteve. I falënderoj të gjithë ata të cilët çdoherë kanë treguar gatishmëri për t’më ndihmuar në aspekte të ndryshme. Ashtu siç e potencova edhe në facebook, përfaqësues të ambasadës turke më janë lajmëruar për t’më dhënë një lajm shumë shumë të mirë, se brenda një periudhe të shkurtë kohore do sigurojnë një banesë të re për familjen time. Po ashtu, ata kërkuan nga unë që të tërhiqen të gjitha postimet ku bëhet apel për ndihmë, ngaqë të tërat me urdhër të presidentit Erdogan i kanë marrë përsipër ambasada turke. Kjo nuk është hera e parë që presidenti Erdogan më ndihmon. Me presidentin Erdogan jemi takuar para disa viteve ku në hapjen solemne të xhamisë “Mustafa Pasha” në Shkup, më dëgjoi duke thirrur ezanin, u interesua për gjendjen time, dhe angazhoi disa njerëz që të me punësojnë në hotelin “Stone Bridge”, por që gjithashtu ma siguroi një karrocë digitale që sot e 4 vite e kam në përdorim”, deklaroi Ertan Shakiri për portalin tesheshi.


Pak ditë më parë, disa media online së bashku me disa figura publike kanë drejtuar një thirrje për t’i ardhur në ndihmë Ertanit për ndërtimin e një banese të re. /Telegrafi/