LAJMI I FUNDIT:

Pak borë, shumë vështirësi në komunikacion!

Pak borë, shumë vështirësi në komunikacion!

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut reagoi të martën pas reshjeve të para të borës, duke thënë se bora e parë që ra në Prishtinë, ndonëse ishte me sasi të vogla, e zuri në “befasi” komunën e Prishtinës, e cila u tregua e papërgatitur për të siguruar një trafik normal në mëngjesin e 29 nëntorit.

KMDLNj thekson se nga temperaturat e ulëta, era e ftohtë edhe kjo sasi simbolike e borës ua vështirësoi qarkullimin shumë automjeteve, kamionëve, autobusëve, taksive por edhe këmbësorëve duke shkaktuar shumë tollovi në lagjen Kodra e Trimave, Veterrnik, Rruga B përkatësisht rrugën “Enver Maloku”, lagja e Vreshtave, të Kolovicës, lagjen e Spitalit sikur edhe në Arbëri.


“Shtresa e hollë e akullit mbi të cilën kompanitë e kontraktuara nga komuna e Prishtinës nuk kishin hedhur krip apo rërë, shkaktuan një kaos në trafik duke shkaktuar vonesa të shumta në punë, në shkollë si dhe vështirësi në lëvizjen e të sëmurëve që kishin nevojë për ndihmë mjekësore. KMDLNj kërkon nga komuna e Prishtinës të ndërmerr masa të menjëhershme në mënyrë që të normalizohet qarkullimi i automjeteve dhe njerëzve sikur edhe të thërret në përgjegjësi kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në kushte dimërore sikur të kërkojë përgjegjësi nga zyrtarët komunal që nuk intervenuan me kohë dhe me mjete të nevojshme”, thuhet në reagim.

“Askush nuk mund të arsyetohet se ”jemi zënë në befasi” dhe se bora ka rënë përkundër parashikimeve tona dhe duhet të vendoset një rregull dhe një standard për mirëmbajtjen e rrugëve pavarësisht se kush do ta udhëheq komunën e Prishtinës. Qytetarët paguajnë taksa për shërbime sikur edhe taksa për rrugë prandaj duhet t’i marrin këto shërbime me kohë dhe në përputhje me nevojat e tyre”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori