LAJMI I FUNDIT:

O’Connell dënon sulmin ndaj Konsullatës turke në Prizren

O’Connell dënon sulmin ndaj Konsullatës turke në Prizren

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka sulmin e bërë ndaj Konsullatës Turke në Prizren, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Ndihem i lehtësuar që askush nuk u lëndua. Solidarizohemi me miqtë dhe aleatët tanë turq”, ka thënë mes tjerash ai.

Ai ka shfaqur besimin se “autoritetet e Kosovës do të marrin masa për të siguruar që autorët e krimit të sillen para drejtësisë”.