LAJMI I FUNDIT:

‘Investimet në bujqësinë moderne, të patjetërsueshme’

‘Investimet në bujqësinë moderne, të patjetërsueshme’

Investimi në mjete TI dhe zgjidhje soufterike është e patjetërsueshme për zhvillim të bujqësisë moderne dhe konkurruese, orientuar drejt eksportit. Evidentimi kompjuterik i fermave mundëson planifikim të prodhimit, parashikim të të ardhurave, ulje të shpenzimeve, parandalimin e dëmeve eventuale dhe minimizimin e humbjeve, u tha sot në Odën Ekonomike të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Soufteri për mbështetje të tërësishme të punës së bujqve te ne, për të gjitha veprimtaritë përveç bletarisë, ofron Data Lab. Një prej tyre është Pantein farming.
“Sistemi mundësin mjete për blegtori, kopshtari të hershme, vreshtari, pemëtari, verëra. Me module të saktësuara për evidentim ka mundësi të evidentohen të gjitha transaksionet dhe nevojat e fermerëve. Janë mundësuar edhe aplikime shtesë për punë materiale, evidencë të hollësishme të prodhimtarisë, të punësuarve, mjetet themelore,” informon drejtoresha e Data Lab, Ema Toshevska.

Çmimet e soufterit janë të ndryshme varësisht nga madhësia e fermës dhe veprimtarisë. Gjithsej 172 euro në vit është për 50 hektarë hardhi ndërsa 189 për drithëra.