Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës ka marrë pjesë në takimin e parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE të udhëhequr nga Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe komisioneri Hahn, si dhe Kryeministri Isa Mustafa që ka udhëhequr delegacionin kosovar.
Në këtë takim, të parin pas hyrjes në fuqi të MSA-së, është raportuar për të arriturat në zbatimin e deritanishëm, kurse takimet e këtij niveli do të mbahen në vazhdimësi çdo vit.
Një tjetër ngjarje që ka shënuar këtë takim, është nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë për qasjen në programet e BE-së nga ana e ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe Përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.
Hoxhaj tha se sot ka qenë një ditë e vecantë për Kosovën, për shkak se kanë ndodhur dy ngjarje shumë të rëndësishme.
“Sot ishte një ditë e veçantë për Kosovën meqë ndodhën në të njëjtën kohë dy ngjarje të rëndësishme. Së pari, nënshkruam me zonjën Mogherini, si përfaqësuese e Bashkimit Europian marrëveshjen kornizë për qasje të Kosovës në programe të ndryshme europiane, të cilat do ta ndihmojnë çdo qytetar, çdo biznes, çdo universitet dhe anëtar të shoqërisë civile në Kosovë. Së dyti u mbajt takimi i parë i Këshillit për Stabilizim Asociim që është një kaptinë e re e një dialogu në mes të Kosovës dhe Bashkimit Europian”, ka deklaruar Hoxhaj.
Së shpejti, Kosova do të deklaroj orientimin e saj për programet e para që synon të ketë qasje dhe që sipas Hoxhajt do të fokusohen në arsimim, punësim, ndërmarrësi dhe fusha të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë