LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët: BDI mos i thyeni vetë shtabet tuaja për t’i akuzuar të tjerët!

Aleanca për Shqiptarët: BDI mos i thyeni vetë shtabet tuaja për t’i akuzuar të tjerët!

Aleanca për Shqiptarët në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, ka reaguar ndaj BDI-së në lidhje me rastin e fundit të thyerjes së shtabit zgjedhor të BDI-së në Sllupçan të Kumanovës.

‘Rasti i fundit i “thyerjes” së shtabit zgjedhor të BDI-së në Sllupçan të Kumanovës, duket një rast i inskenuar me qëllim për të njollosur subjektet tjera politike. Duke dashur BDI të paraqitet e “viktimizuar” shpeshherë i ka përdorur këto truke edhe në zgjedhjet e kaluara, me të vetmin qëllim, për të përfituar politikisht.

Aleanca për Shqiptarët distancohet nga të gjitha tendencat e qëllimshme dhe të paqëllimshme që kanë të bëjnë me incidente të fushatës dhe thyerje të shtabeve zgjedhore. Njëkohësisht i bën thirrje anëtarësisë dhe mbështetësve partiak që mos bien pre e këtyre provokimeve dhe të jenë të kujdesshëm gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor, duke kontribuar për një proces zgjedhor demokratik si dhe duke promovuar vlerat qytetare dhe demokratike të Aleancës për një fushatë të qetë, pa tension dhe pa luftë psikologjike.


Aleanca për shqiptarët I bën thirrje BDI-së të heq dorë nga këto tentime dhe manipulime parazgjedhore. Edhe sikur vërtetë dikush të ju gjuaj me gurrë dhe të Ju thotë se jeni të padëshiruar në vendbanimet tuaja, ajo nuk është faji i Aleancës për shqiptarët’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori