LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Kriza me emigrantët ende nuk ka filluar

Ivanov: Kriza me emigrantët ende nuk ka filluar

Kriza e emigrantëve ende nuk ka filluar, pasi që në afërsi të kufijve të jashtëm të Evropës ndodhen midis 20 dhe 30 milion emigrantë potencial, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë sot e theksoi presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Akademinë bullgare të Shkencave në Sofje, ku mbajti ligjëratë me temë “Migrimet dhe emigrantët, sfida për mijëvjeçarin e tretë”.

“Siç rritet numri i refugjatëve ashtu edhe vullneti dhe gatishmëria e Bashkimit Evropian për pranim dhe integrim do të zvogëlohet. Njëherësh, kriza e emigrantëve kontribuoi drejt tendosjes së marrëdhënieve midis shteteve. Por, çmimin të cilin jemi duke e paguar për mosbashkëpunimin është shumë i shtrenjtë, pasi që sa më i dobët të jetë bashkëpunimi midis shteteve aq më i fuqishëm është bashkëpunimi midis kriminelëve”, tha Ivanov. /Telegrafi/