Mosbalancimi i njësive zgjedhore, rrezikon legjitimitetin e zgjedhjeve
Parlamenti i Maqedonisë nuk ka vepruar në drejtim të balancimit të gjashtë njësive zgjedhore aq sa ka Maqedonia, edhe pse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve(KSHZ), disa herë ka bërë thirrje për një gjë të këtillë, thotë Aleksanar Çicakoski, kryetar i KSHZ-së, shkruan REL.
Çicakoski nënvizon se mos-harmonizimi i njësive zgjedhore mund të vë në pikëpyetje tërë procesin zgjedhor.
“Për këtë shkak, para shpalljes së zgjedhjeve, thashë se pabarazia te numri i votuesve të regjistruar sipas njësive zgjedhore, mund ta vë në rrezik të drejtën e barabartë të votës. Në këtë kuptim u dërguan disa iniciativa në Gjykatën Kushtetuese, që të vlerësohet sa është në pajtim me Kushtetutën kjo zgjidhje ligjore”.
“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për momentin është kompetent që plotësisht t’i zbatojë dispozitat ligjore dhe ne jemi të fokusuar dhe do t’i respektojmë me përpikëri dispozitat ligjore. Gjykatës Kushtetuese i mbetet të vlerësojë se a është rrezikuar e drejta e barabartë, e paraparë me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë në raport me shmangien”, ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Çicakovski.
Në tetor partia shqiptare UNITETI, ka ngritur çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Sipas deputetit të kësaj partie, Zulfi Adili, me caktimin e zgjedhjeve më 11 dhjetor, pa u balancuar njësitë zgjedhore, shkelet e drejta e votës së barabartë duke ulur dhe numrin e deputetëve shqiptarë.
Ndërkaq, Mersim Maksuti, ligjërues i Së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Tetovës duke komentuar mosprononcimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjeve pa u balancuar njësitë zgjedhore, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo paraqet edhe një indikator se Kushtetuesja, është në sinkron me interesat e partive në pushtet dhe jo në funksion të mbrojtjes së interesave të qytetarëve.
“Me vetë faktin se Gjykata Kushtetuese nuk prononcohet, duket qartë se kjo çështje nuk do të ndryshohet dhe se Gjykata Kushtetuese me veprimet ose mosveprimet e saj, dëshmon se nuk e luan rolin e saj kushtetues për mbrojtjen e Kushtetutës, mbrojtjen e legjitimitetit të zgjedhjeve që edhe një herë dëshmohet se institucionet e shtetit nuk janë në vijën e funksionimit të demokracisë dhe shtetit ligjorë”, vlerëson Maksuti.
Përderisa Sonja Stojadinviq, njohëse e çështjeve politike, thotë se mosbalancimi i njësive zgjedhore, mund të shfrytëzohet nga ana e forcave politike, të cilat nuk do të dalin të kënaqura nga rezultati i zgjedhjeve si alibi për të mos i njohur të njëjtat.
“Nëse ndonjëra nga partitë politike më 12 dhjetor, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, refuzon të njohë rezultatin zgjedhor, kjo do të paraqesë dyfytyrësi, keqpërdorim, sepse pikërisht partitë politike kishin mundësinë që me votën e tyre të votojnë për balancimin e njësive zgjedhore”, vlerëson Stojadinoviq.
Ajo shton se një veprim i këtillë mund ta zhysë vendin në kizë edhe më të thellë politike.
Ndryshe partitë politike nuk arritën marrëveshje për balancimin e 6 njësive zgjedhore, me atë që njësinë zgjedhore 6 që përfshin pjesën e Maqedonisë veriperëndimore, paraqitet me rreth 30 mijë votues më shumë sesa një njësi tjetër zgjedhore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë