LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarë nga kabineti i Remenskit keqpërdorin makinat zyrtare (Dokument)

Zyrtarë nga kabineti i Remenskit keqpërdorin makinat zyrtare (Dokument)

Është zbuluar një dokument në të cilin thuhet se zyrtarë nga kabineti i ministres së punës dhe politikës sociale, Frosina Tashevska-Remenski, kanë keqpërdorë makinat zyrtarë të ministrisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për Natasha Metodijeva zyrtare në kabinetin e ministres teknike, e cila ka përdorë makinat e ministrisë për qëllime dhe nevoja private.

Kurir.mk shkruan se në redaksinë e tyre kanë arritur informacione dhe fotografi që dëshmojnë keqpërdorimet e zyrtarëve të Ministres teknike për Punë dhe Politikë Sociale./Telegrafi/


keqperdorim