LAJMI I FUNDIT:

Tabelat në Maqedoni, edhe në gjuhën shqipe (Foto)

Tabelat në Maqedoni, edhe në gjuhën shqipe (Foto)

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi të ndryshme, ku shihet se si në disa tabela rrugore, emrat e qyteteve janë shënuar edhe në gjuhën shqipe, përmes një flete të ngjitur në tabelë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky veprim ka ndodhur në Strumicë, Prilep, Ohër dhe Rosoman. Edhe ky aksion mund të konsiderohet si pjesë e atyre të mëhershmive, kundër deklaratave të mëparshme të Zoran Zaevit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

Andreas Gross: Maqedonasit duhet ta mësojnë gjuhën shqipe (Video)
Lexo po ashtu Andreas Gross: Maqedonasit duhet ta mësojnë gjuhën shqipe (Video)

Ndërkaq, aksioni i tanishëm vjen edhe si rezultat i debatit të organizuar në Zvicër, ku përballë njëri-tjetrit ishin Zoran Zaevi dhe Ziadin Sela. Zaevi ka deklaruar se duhet shkuar përtej Marrëveshjes së Ohrit, nëse besojmë në barazi.


Zoran Zaev paralajmëron dygjuhësi në Maqedoni (Video)
Lexo po ashtu Zoran Zaev paralajmëron dygjuhësi në Maqedoni (Video)

Edhe ish-politikani zviceran Andreas Gross ka deklaruar se Maqedonia duhet të ndrojë Kushtetutën dhe gjuha shqipe të jetë e barabartë me atë maqedonase./Telegrafi/

ohri

prilep

rosomani

strumica