LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri i Brendshëm kritikon Qeverinë për vonesën në shpalljen e rezultateve për rastin Dehari (Video)

Ish-ministri i Brendshëm kritikon Qeverinë për vonesën në shpalljen e rezultateve për rastin Dehari (Video)

Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Fatmir Rexhepi, ka kritikuar Qeverinë dhe institucionet e drejtësisë për vonesë në shpalljen e rezultateve për vdekjen e ish aktivistit të lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Deputeti i LDK-së, në emisionin ‘Fakt Plus’ me Leotrim Berishën në Tribuna Channel, ka thënë se deri tani është dashur të jepet një version fillestar dhe të dihet se ku është përgjegjësia. Ai ka thënë se dikush duhet të japë llogari për vdekjen e Deharit.

Ai ka ftuar partitë politike qe të respektojnë rendin demokratik dhe të presin shpalljen e rezultateve. Rexhepi thotë se nëse familja e Deharit ka dyshime në rezultate të cilat do të shpallen, shprehet se do të jetë i pari deputet qe do të kërkonte dhe mbështeste hetim të pavarur për Deharin.


Rexhepi ishte ministër në kohën e protestës së 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Vetëvendosja, ku dy aktivistë vriten nga policët rumunë. Ai dha dorëheqje, ndonëse ai nuk kishte kompetenca te Policia e UNMIK-ut.

“Për shkak të situatës së krijuar dhe ngjarjes tragjike që ndodhi, personalisht e ndjej se është akt moral ndaj qytetarëve të Kosovës, familjeve Balaj e Xheladini, ndaj prindërve e familjes sime, projektit të përbashkët për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe stabilitetit në vend, që të ofroj dorëheqjen time nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme”, ka thënë Rexhepi në dorëheqjen e tij më 2007. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Kalo në kategori