LAJMI I FUNDIT:

Përgjimet e EULEX-it – Lushtaku: ‘Jam në Skenderaj’

Përgjimet e EULEX-it – Lushtaku: ‘Jam në Skenderaj’

Në kohën kur duhej të ishte nën mbikëqyrjen e oficerëve korrektues të Dubravës, Sami Lushtaku u dërgonte mesazhe njerëzve me përmbajtje se ishte në Skenderaj.

Në gushtin e vitit 2015, ekipe policësh të EULEX-it e kishin vënë nën përgjim Lushtakun dhe ekipet e gardianëve të cilët e përcillnin.

Raportet e hetuesve të EULEX-it e përshkruajnë në detaje itinerarin e Sami Lushtakut gjatë kohës së tij në paraburgim dhe vizitave të tij jashtë Qendrës së Paraburgimit.


Siç shkruhet në një raport të tillë, të siguruar nga KALLXO.com, më 19 gusht 2015, Sami Lushtaku përmes telefonit komunikoi me M.B., duke thënë: “Shiko të premten (më 21 gusht 2015) përgatit pjatat shtëpiake për 7-8 persona, ashtu si i bën më së miri ti, bëje gati për me marr dhe unë do ta marr”, përshkruhet në transkriptet e mesazheve.

Kjo porosi e Lushtakut sipas prokurorit merr përgjigje pozitive nga M.B.

Në rrjedhën e këtij komunikimi, Policia e EULEX-it më 21 gusht të vitit të kaluar mbikëqyri Sami Lushtakun gjersa ai u nis nga Qendra e Paraburgimit në Dubravë me një makinë PEU me ngjyrë të bardhë, i shoqëruar nga tre oficerë të Shërbimit Korrektues.

Tre oficerët e Shërbimit Korrektues të caktuar për të përcjellë Sami Lushtakun në QKUK, ishin Ylber Blakaj, Gzim Ahmeti dhe Xhevdet Zena.

Policët e EULEX-it e përshkruajnë se si makina me të cilën po transportohej Lushtaku mori një kthesë të papritur.

“Makina ishte duke iu afruar Fushë-Kosovës përmes autostradës Pejë-Prishtinë rreth orës 9:50, ndërsa rreth orës 10:02 bën një kthesë të papritur majtas në semaforin afër qendrës tregtare ETC, në vend se të vazhdonte drejt në QKUK”, përshkruan raporti.

“Makina vazhdoi më pas në atë rrugë deri rrethrrotullimi që dërgon në autostradën për Mitrovicë. Makina pastaj u kthye në rrugën “Ahmet Krasniqi”, që çon në lagjen Arbëria/Dragodan dhe vazhdoi rrugës teposhtë”, thuhet në raportin e EULEX-it.

Gjithnjë sipas raportit, makina vazhdoi duke bërë përsëri një kthesë të papritur në rrugën “Selim Berisha”, ku jeton M.L.

Ky është vendi i fundit ku përcjellësit nga EULEX panë Sami Lushtakun me oficerët e Shërbimit Korrektues atë ditë.

“Në orën 10:24 vetura PEU u pa sërish në kryqëzimin e rrugës “Zagrebi” me Unazën Qendrore në fund të lagjes Arbëria/Dragodan. Në këtë kohë në veturë ishin vetëm tre pjesëtarë të Shërbimit Korrektues ndërsa Sami Lushtaku nuk ishte më me ta”, thuhet në raport.

Në një një aktakuzë, e cila është dorëzuar në Gjykatë prokurori i EULEX-it përshkruan mënyrën se si kaluan kohën tre oficerët e Shërbimit Korrektues që ishte dashur të ishin me Sami Lushtakun.

“Policia e EULEX-it vazhdoi mbikëqyrjen e veturës me tre oficerët brenda deri në orën 17:52. Gjatë kësaj kohe oficerët e Shërbimit Korrektues u panë duke udhëtuar rreth Prishtinës, duke ngrënë drekë, duke bërë shoping, pastaj duke udhëtuar në Mitrovicë, pastaj atje bënë prapë shoping dhe në fund rreth orës 17:52 u panë në Skenderaj”, thuhet në raport.

Prokurori thotë se as makina asnjëherë nuk arriti në QKUK, e as Sami Lushtaku nuk u pa në makinë pas orës 10:12.

Prokurori Romulo Mateus më pas përshkruan një komunikim në të cilin përmendet vendndodhja e Sami Lushtakut.

“Mirë mirë, ne jemi në Skenderaj” dhe shtoi ‘kish me qenë mirë nëse unë nuk kam nevojë me ardhë atje, a mundesh me ba ti, vetëm takohu me të”, thuhet në një telefonatë në mes Lushtakut dhe personit me emrin Avni.

Prokuroria e Shtetit njoftoi të enjten se ka ngritur aktakuzë ndaj 24 personave për arratisjet e Sami Lushtakut dhe pjesëtareve të grupit “Drenica”./Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori