LAJMI I FUNDIT:

Nuk hyn në rend dite diskutimi për Astrit Deharin

Nuk hyn në rend dite diskutimi për Astrit Deharin

Në mungesë të kuorumit ka dështuar kërkesa e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), që diskutimi për vdekjen e Astrit Deharit, të jetë pikë e rendit të ditës së seancës së Kuvendit të Kosovës.

Në sallë ishin të pranishëm vetëm 45 deputetë, prej të cilëve 25 kanë votuar pro që rasti Dehari të jetë pikë e rendit të ditës, 16 kundër dhe katër kanë abstenuar.

Vetëvendosje në fillim të seancës me mbishkrimin “Drejtësi” para foltores së Kuvendit kërkoi drejtësi për Astrit Deharin.


Glauk Konjufca, shef i Grupit parlamentar të VV-së tha se është e papranueshme të thuhet se Kuvendi nuk duhet të diskutojë për rastin e Astritit dhe kjo çështje t’i lihet forenzikës.

Ai tha se Kuvendi duhet t’i mbrojë qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/