LAJMI I FUNDIT:

Gecaj tash refuzon ta quaj Vetëvendosjen terroriste (Video)

Gecaj tash refuzon ta quaj Vetëvendosjen terroriste (Video)

Zëvendësministër i pushtetit lokal, Bajram Gecaj në një intervistë dhënë RTV Dukagjinit, për dallim nga herët e tjera, tash ka refuzuar t’i referohet Lëvizjes Vetëvendosje si lëvizje terroriste.

“Unë nuk i kam quajt terrorist. Nëse vërtetohet që Alket Zeqiri që është i akuzuar për kalljen e veturës së gruas sime, dhe nëse vërtetohet që VV është pas sulmit të Kuvendit të Kosovës, atëherë një organizatë të tillë e quaj terroriste”, tha ai.

Ai në InfoBox foli edhe për çështjen e demarkacionit, për të cilën tha se nëse nuk votohet tani, kosovarët rrezikohen të mos udhëtojnë pa viza edhe për një vit tjetër. Deri sa, pikërisht çështjen e demarkacionit, thotë se do ta kthejnë në Kuvend, dhe kanë dy mënyra për të bërë 80 vota./Telegrafi/


https://www.youtube.com/watch?v=BkZ8NVFnRCk&feature=youtu.be&t=4450