LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë janë mjaft cilësore

Poposki: Marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë janë mjaft cilësore

Në një intervistë për ”Die Prese”, ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, thotë se janë zbatuar masa për ndërtimin e besimit me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se këto masa kanë ndikuar që të rritet cilësia e marrëdhënieve dypalëshe, duke shtuar se bashkëpunimi i këtillë me Greqinë nuk ka qenë më parë.

Poposki thotë atmosfera e këtillë marrëhënieve dypalëshe është një parakusht që Greqia të heq bllokadat ndaj Maqedonisë, për integrimet euroatlantike./Telegrafi/