LAJMI I FUNDIT:

Materiali zgjedhor nuk do të porositet me shpallje të hapur pasi do të merret në sekondën e fundit

Materiali zgjedhor nuk do të porositet me shpallje të hapur pasi do të merret në sekondën e fundit

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në këto zgjedhje materialin zgjedhor do ta porosis me procedurë të përshpejtuar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të para, thuhet se KSZH veçse ju ka bërë kërkesë disa shtëpive botuese për të marrë pjesë në bisedime rreth çmimeve për shërbimet e tyre.

Kështu, me procedurë të përshpejtuar, KSHZ ka porositur material edhe për zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe për zgjedhjet parlamentare në vitin 2014./Telegrafi/