LAJMI I FUNDIT:

Kosovarja tenton t’i mbysë fëmijët e saj

Kosovarja tenton t’i mbysë fëmijët e saj

Një nënë 39 vjeçare ka dashur t`i mbysë dy fëmijët e saj 12 dhe 13 vjeçar, duke i ngulfatur dhe goditur me thikë. Ajo kishte thënë para organeve ndjekëse se kishte dashur që pastaj të vriste edhe veten.

Të hënën ka filluar në Gjykatën porote të Landit në Hagen procesi ndaj kosovares, shkruan derwesten.de. Ky proces pritet ta lirojë gruan nga vuajtja e dënimit pasi që një ekspertizë mjekoligjore ka ardhur në përfundimin se ajo vuan nga çrregullime serioze psikike, transmeton albinfo.ch.


Në momentin e krimit, në qershor të këtij viti, ajo ka qenë e papërgjegjshme për veprimet e saj, ka thënë për mediat një zëdhënëse e gjykatës. Që nga ajo ditë, gruaja ka qenë e vendosur në një qendër psikiatrike.

Ndërsa puna e gjykatës tash është të konstatojë nëse nga kosovarja mund të pritet që edhe në të ardhmen të kryejë vepra të ngjashme penale. Në rast se vlerësohet kështu, ajo, me vendim gjyqësor do të dërgohet në një spital psikiatrik.

Gruaja nga qyteti gjerman Ennepetal në mbrëmjen e 11 qershorit i kishte mbyllur dy fëmijët e saj në banesë.

Pa ndonjë arsye të shpjegueshme, ajo atë ditë ishte e zemëruar së tepërmi. Në tërbim se sipër e kishte ngulfatur të bijën, me qëllim që ta mbyste. Por i biri u kishte hyrë në mes dhe kishte arritur që të nxirrte motrën nga duart e nënës që kishte humbur kontrollin mbi vete.

Mjekët kishin gjetur më vonë shenja të ndrydhjes në qafën e vogëlushes, përcjell albinfo.ch. Por, nëna e tërbuar nuk e kishte lënë me kaq. Ajo kishte marrë në kuzhinë një thikë me tehun 20 cm të gjatë dhe u ishte drejtuar fëmijëve: Unë po vdes dhe po ju marr ju me vete”.

Vajza kishte provuar t`ia merrte thikën nga dora dhe në përpjekje e sipër kishte pësuar disa prerje në dorën e majtë. Përfundimisht dy fëmijët e gjejnë çelësin dhe ia dalin të ikin nga banesa.

Pjesëtarë të tjerë të familjes e kishin dëgjuar zhurmën dhe e kishin alarmuar policinë. Nëna ishte dërguar që atë natë në spitalin psikiatrik.

Fillimisht, prokuroria kishte menduar që deliktin ta cilësonte si lëndim trupor, si pasojë e një përpjekjeje të zgjeruar për vetëvrasje. Por, të dhënat që kanë dalë në dritë më vonë kanë bërë që kosovarja të akuzohej për tentim vrasjeje. /albinfo.ch/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori