LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha merr mbështetjen e Departamentit Amerikan për reformat në drejtësi

Ministrja Hoxha merr mbështetjen e Departamentit Amerikan për reformat në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Dhurata Hoxha ka marrë mbështetje të fuqishme nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për reformat e ndërmarra në Ministrinë e Drejtësisë dhe në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

“Gjatë vizitës me ftesë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ministrja Hoxha është takuar të martën në Uashington me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtar për zyrat OPDAT, ICITAP, INL, të cilat mbështesin Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej në njoftim thuhet se gjatë këtij takim, ministrja Hoxha dhe Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, kanë diskutuar për përkrahjen amerikane për sundimin e ligjit në Kosovë, ndërsa u vlerësua puna që po bënë Ministria e Drejtësisë për reforma në sundimin e ligjit.


Hoxha mori mbështetje të plotë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së edhe për fuqizimin e legjislacionit për sistemin e drejtësisë, për të fuqizuar edhe më shumë llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të drejtësisë./Telegrafi/

15102237_10211902589498072_946748597_o

15102358_10211902590018085_58592998_o