LAJMI I FUNDIT:

Koci: Apeli dënoi Lushtakun për veprën nga e cila u lirua nga gjykata e shkallës së parë

Koci: Apeli dënoi Lushtakun për veprën nga e cila u lirua nga gjykata e shkallës së parë

Avokati Arianit Koci ka thënë se për veprën të cilën Gjykata e Apelit e dënoi me 7 vite burgim Sami Lushtakun, ai ka qenë i liruar nga gjykata e shkallës së parë.

“Mbrojtja e z. Sami Lushtaku beson fuqishëm se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë lidhur me këtë pikë të aktakuzës ka qenë i drejtë dhe se ekziston një bazë e fortë juridike për parashtrimin e mjetit juridik pranë Gjykatës Supreme”, ka shkruar në Facebook Koci.

Më poshtë postimi i plotë:


“Në procedurën penale pranë Gjykatës Themelorë në Mitrovicë, Sami Lushtaku ngarkohej me tri vepra penale:
1) Përgjegjësia e Lartë apo Përgjegjësia Komanduese lidhur me cenimin e integritetit trupor dhe shëndetit të një numri të papërcaktuar të civilëve shqiptarë;
2) Cenimi i integritetit trupor dhe shëndetit të dëshmitarit F;
3) Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar.
Trupi Gjykues i Gjykatës Themelorë në Mitrovicë, me datën 27 Maj 2015 ka shpallur aktgjykimin në të cilin Sami Lushtaku është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale: marrja e jetes me dashje një mashkulli të pa identifikuar që flet shqip.
Për këtë vepër penale, ai është dënuar me 12 vjet burgim, ndërsa për pikat tjera të aktakuzës z. Sami Lushtaku është liruar.
Mbrojtja e Sami Lushtaku, me dt. 5 korrik 2015, ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, kundër aktgjykimit dënues të dt. 27 maj 2015, për veprën penale “Vrasje”.
Sot, me dt. 15 nëntor 2016, Gjykata e Apelit shpall aktgjykimin me të cilin ankesa jonë aprovohet në terësi, andaj Sami Lushtaku shpallet i pafajshëm për veprën penale “Vrasje” dhe i hiqen dymbëdhjetë (12) vjet burg, me të cilat u dënua fillimisht nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.
Megjithatë, Gjykata e Apelit, duke e gjetur të bazuar ankesën e prokurorisë, z. Sami Lushtakun e dënon me shtatë (7) vite burgim për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese, se kinse ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të papërcaktuar të civilëve shqiptarë të mbajtur në qendrën e paraburgimit në Likoc.
Pra, z. Sami Lushtaku tashmë dënohet nga Gjykata e Apelit për një vepër penale për të cilën është liruar nga gjykata e shkallës së parë. Mbrojtja e z. Sami Lushtaku beson fuqishëm se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë lidhur me këtë pikë të aktakuzës ka qenë i drejtë dhe se ekziston një bazë e fortë juridike për parashtrimin e mjetit juridik pranë Gjykatës Supreme.
Ekipi mbrojtës:
Arianir Koci
Granit Vokshi”(sic.)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori