LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Nëse nuk ka përparim në bisedimet për anëtarësim, do të zhvillojmë referendum

Erdogan: Nëse nuk ka përparim në bisedimet për anëtarësim, do të zhvillojmë referendum

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi dje se do të presë deri në fund të vitit për të parë nëse ka përparim në bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, përndryshe do ta votojë çështjen me anë të një referendumi, raportoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

“Ju duhet të vendosni menjëherë … Ne do të kemi durim deri në fund të vitit, dhe pastaj unë do të pyes popullin”, deklaroi Erdogan në një konferencë për media, njofton dpa.

Erdogan dha deklaratën në të njëjtën kohë kur ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u takuan në Bruksel për të diskutuar marrëdhëniet e bllokut me Turqinë.


Një diskutim mbi kërkesën e anëtarësimit të Ankarasë nuk pritet të zhvillohet para muajit dhjetor.

Progresi për anëtarësimin e Turqisë ka qenë i ngadaltë dhe për pasojë ka sjellë zhgënjim në Ankara.

Reagimi i udhëheqësit turk për grushtin e shtetit të dështuar ka krijuar tensione mes Brukselit dhe Ankarasë, duke u kritikuar ashpër për burgosjen e anëtarëve të opozitës, një spastrimi që po bëhet në ushtri dhe shërbimin civil. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Kalo në kategori