LAJMI I FUNDIT:

Kjo është arsyeja pse takimi mes Trump dhe Obamës, zgjati më shumë se një orë e gjysmë (Video)

Kjo është arsyeja pse takimi mes Trump dhe Obamës, zgjati më shumë se një orë e gjysmë (Video)

Takimi i parë mes Donald Trumpit me Barack Obamës, ka zgjatur për më shumë se një orë, dhe më në fund është zbuluar arsyeja, shkruan Daily Mail.

Presidenti në largim dhe presidenti i ri amerikan janë takuar të premten në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë, ku ishte planifikuar të zhvillohet një bisedë nga 10 deri në 15 minuta, transmeton Telegrafi.

Por ky takim ka zgjatur më shumë se një orë e gjysmë, derisa Trump ka bërë të ditur se ka mundur të zgjasë edhe më shumë.


Trump ka krijuar përshtypjen se biseda një orë e gjysmë, ishte si rezultat i detajeve interesante që i kishte treguar presidenti Obama lidhur me politikat e jashtme të Shteteve të Bashkuara, si dhe programi i shëndetësisë ndryshe i njohur si “Obamacare”.

Por sot është raportuar se ka pasur një problem shumë më thelbësor.

Derisa Obama i kishte treguar Trumpit për detyrat dhe përgjegjësitë që i ka në udhëheqjen e vendit më të fuqishëm në botë, raportohet se Trump kishte mbetur i “befasuar” me peshën e punës së tij.

Wall Street Journal, gjithashtu raporton se Trump nuk ishte në dijeni se i gjithë stafi i Shtëpisë së Bardhë do të largohet të njëjtën ditë që Obama do të lë zyrën, dhe se ata duhet të zëvendësohen brenda 72 ditëve.

Zyra Ekzekutive e Presidentit, aktualisht numëron 1,869 të punësuar me orar të plotë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kalo në kategori