LAJMI I FUNDIT:

Prindërit e Astritit shërbenin me çaj të nxehtë protestuesit para Rektoratit (Video)

Prindërit e Astritit shërbenin me çaj të nxehtë protestuesit para Rektoratit (Video)

Në janar të vitit 2014, kur studentë e qytetarë protestonin kundër rektorit të atëhershëm të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, pasi ishte zbuluar plagjiati i tij i botuar në një revistë të rreme indiane, prindërit e Astrit Deharit kishin dalë për t’u shërbyer çaj e ushqim protestuesve.

Në disa video të publikuara nga mediat që kishin raportuar nga kjo protestë, Periskopi ka shkëputur pamje ku shihen Xhemile e Avni Dehari gjersa hyjnë brenda oborrit të Rektoratit ku qëndronin protestuesit dhe fillojnë t’u shpërndajnë çajin e ushqimin në kushte të acarta klimatike.

Studentët ishin ballafaquar për disa ditë me radhë me forcat policore që mbronin objektin e Rektoratit nga studentët.


Kishte momente kur situata eskalonte edhe në dhunë ndërmjet policëve e protestuesve.

Me masivizimin e protestave Gashi ishte dorëhequr, për t’i lëshuar udhë ardhjes së Zejnullah Ramadanit në krye të UP-së. Videon mund ta shikoni edhe KËTU./Periskopi/