Barack Obama kaloi muajt para zgjedhjeve amerikane duke e cilësuar Donald Trumpin si të papërshtatshëm për detyrën e presidentit. Tani, Obama duhet të kthejë mbrapsht fjalët e tij, pasi gjatë turneut të lamtumirës në Evropë, që pritej të ishte një udhëtim triumfatori, Obama ka detyrën e vështirë të sigurojë aleatët nervozë se Presidenca “Trump” nuk do të jetë aq e keqe sa druhen ata.
Sigurisht që është e vështirë, pasi një prej njerëzve që Obama do të takojë është homologu i tij francez, François Hollande, që tha se fjalët e Trumpit të krijojnë ndjesinë e përzierjes. Obama u tregua kavalier dhe ftoi Trumpin në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve.
Por ndërsa shqetësohet se miliarderi mund të zhbëjë trashëgiminë e tij, mund ta ketë të vështirë të fshehë ndjenjat e vërteta në takimet me krerët e Gjermanisë, Britanisë, Italisë dhe Francës, në Berlin. Në maj, Obama tha se Trumpi ka shqetësuar aleatët, pasi ka treguar me fjalët e tij se nuk i njeh fare çështjet botërore, ose është më i interesuar për mesazhe në “Twitter”, sesa të mendojë për sigurinë e Amerikës.
Ekspertët thonë se çdo përpjekje e Obamës për të zbutur këtë analizë thumbuese nuk do të jetë bindëse. Obama pritet të ofrojë siguri se Trump, i cili ka kritikuar NATO-n, nuk do të ndryshojë dot aleancën, megjithëse s’mund të jetë i sigurtë për këtë, transmeton tch.
Obama do të nxisë Evropën që të mbrojë marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe paktin e Parisit për klimën, dy tema të sulmuara nga Trump. Ekspertët thonë se udhëtimi i tij i lamtumirës në Evropë mund të jetë i trishtuar, pasi fuqia e Obamës po venitet. Obama, president historik, tashmë është thuajse histori. Ndërsa Trumpi është i vendosur të zhbëjë pjesën më të madhe të punës së tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë