LAJMI I FUNDIT:

Tri lopë të bllokuara në një “ishull” pas tërmetit në Zelandë të Re (Video)

Tri lopë të bllokuara në një “ishull” pas tërmetit në Zelandë të Re (Video)

Një tërmet i fuqishëm prej 7,8 ballësh të Rihterit ka goditur të dielën ishullin jugor të Zelandës së Re.

Tërmeti në fjalë ishte pasuar edhe nga një cunami, dy orë më vonë.

Përveç dëmeve materiale, nga ky tërmet thuhet se ka pasur edhe viktima.


Dhe për të parë shkatërrimet që ka shkaktuar ky tërmet janë publikuar pamje të ndryshme.

Por një video që po qarkullon së fundmi në internet, tregon disa pamje interesante, përcjell Telegrafi.

Së paku siç thuhet në përshkrimin e saj, bëhet fjalë për tri lopë të bllokuara në një “ishull” të krijuar si pasojë e tërmetit. /Telegrafi/