LAJMI I FUNDIT:

Adriano largohet nga Milani, e dua në Turqi

Adriano largohet nga Milani, e dua në Turqi

Sulmuesi brazilian, Luiz Adriano pritet të largohet nga skuadra e Milanos.

29-vjeçari nuk po gjen hapësira tek skuadra e Vincenzo Montellas dhe ka vendosur të largohet nga ‘San Siro’.

Braziliani ishte afër largimit edhe në verë, mirëpo dështoi transferimi i tij në kampionatin kinez.


Gjithsesi tani për të ka disa oferta të rëndësishme, kryesisht nga kampionati rus dhe ai turk.

CSKA e Moskës dhe Zenit St Petersburg janë dy skuadrat ruse që po kërkojnë shërbimet e tij.

Ndërkohë në Stamboll po zhvillohet derbi mes Fenerbahces dhe Galatasarayt se cila do ta transferojë Adrianon.

Milani është i gatshëm ta lë të lirë sulmuesin e saj për një shumë rreth 7 milionë euro. /Telegrafi/