Zyrtarët amerikanë thanë se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, mund të prish marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore duke u tërhequr nga ajo siç është zotuar të bëjë.
Vlerësimet e tyre janë në kundërshtim me deklaratat e Presidentit Hassan Rohani të Iranit, më 9 nëntor, se “nuk ka mundësi” se Trump do ta çmontojë marrëveshjen për shkak se është miratuar nga një numër shtetesh në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner dhe zyrtarë dhe ekspertë të tjerë të SHBA-së thanë se marrëveshja nuk është obligim ligjor dhe Trump jo vetëm se mund ta refuzojë që t’i përgjigjet asaj, por mund të ndryshojë urdhrat ekzekutiv të presidentit Obama duke e tërhequr palën amerikane jashtë nga marrëveshja me lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit, transmeton Evropa e Lirë.
Është “një marrëveshje nga e cila cilado palë mund të tërhiqet”, tha Toner. “Dhe kjo do të ketë pasoja të thella për integritetin e marrëveshjes”.
Toner shtoi se tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja mund të nxisë, me gjasë, Iranin që të fillojë sërish ndërtimin e programit të tij bërthamor – “një realitet”, siç tha, që shpreson se do ta shkurajojë Trumpin që të largohet nga marrëveshja.
Ish-zyrtari i Thesarit në SHBA, Zachary Goldman pajtohet se Trump efektivisht mund ta tërheq marrëveshjen.
“Çdo gjë e miratuar me urdhër ekzekutiv mund të tërhiqet me urdhër ekzekutiv”, i tha ai Reuters.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë