LAJMI I FUNDIT:

KSHZ kërkon nga Gjykata që sa më shpejtë t’i lëshojë çertifikatat për kandidatët që nuk kanë procedurë penale

KSHZ kërkon nga Gjykata që sa më shpejtë t’i lëshojë çertifikatat për kandidatët që nuk kanë procedurë penale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve-Maqedoni, me letër do të kërkojë nga Gjykata Themelore Shkupi 1 që më shpejtë të hartojë çertifikatat për deputetët që nuk janë në procedurë penale duke pasur parasysh se afati për dorëzimin e listave të kandidatëve, sipas Kodit Zgjedhor, skadon të premten në mesnatë, përcjell Telegrafi Maqedoni

Një përfundim i tillë u miratua në seancën e djeshme të komisionit zgjedhor. Kandidatët për deputetë kandidaturën e tyre në KSHZ duhet ta paraqesin deri në mesnatë të premten, ndërkohë që sipas reagimeve të partive nga Gjykata kanë marrë shpjegime se çertifikatat do të përgatiten brenda pesë deri në shtatë ditë, e cila do të thyejë afatin e përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

Nga KSHZ-ja tani për tani ende nuk mund të thuhet se problemi që ka ndodhur me lëshimin e këtyre çertifikatave mund të pengojnë procesin zgjedhor.


‘Një vlerësim të tillë nuk mund të japim para se të pranojmë kandidatura’. /Telegrafi/