Nëse Donald Trump është një emër i ri për politikën, Hillary Clinton jo. 69-vjeçarja nga Çikago në jetën e saj ka patur në duar pushtet të madh politik, e aq më tepër kur për 9 vite me radhë ka qenë Zonje e Parë e Shtëpisë së Bardhë.
Edhe pse bashkëshorti i saj Bill Clinton ishte presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, shumë thonë se burri është koka, ndërsa gruaja qafa.
Ajo i ka provuar të treja rolet: atë të Zonjës së Parë, senatores së Nju Jorkut, dhe sekretares së Shtetit. Sikurse ka rrëfyer edhe vetë, mbështetja e prindërve të saj, babait Hugh Rodham dhe nënës Dorothy Howell ka qenë e madhe.
I ati, biznesmen në industrinë tekstile, ndërsa e ëma një mësuese e vjetër e gjuhës dhe letërsisë, tregojnë se vajza e tyre e vetme ka dalluar nga dy vëllezërit Hugh dhe Tony: zëri i saj dëgjohej kudo si në shtëpi e vogël, në aktivitete shkollore kur u rrit edhe pak, derisa arriti shumë pranë qëllimit final: të ishte kandidatja e parë femër për presidente.
Në kolegjin e Masachusets ajo ishte një studente aktive e politikës, më pas ndoqi universitetin e Drejtësisë “Yale”, ku takoi Bill Clinton. Ata u martuan në vitin 1975 dhe qëkur zonja Clinton u bë guvernatore e Arkansas në ‘78 , ajo ka qenë gjithmonë prezente në jetën publike të vendit të saj.
Madje kur bashkëshorti i saj Bill Clinton bënte fushatë për president në 1992, ai bënte batuta shpesh ndërsa thoshte se po i ofronte votuesve 2 presidente në çmimin e njërit. Si Zonjë e Parë e SHBA ajo bënte fushatë masive për të drejtat e grave dhe sistemin e shëndetësisë duke bërë që figura e saj të njihej edhe ndërkombëtarisht.
Me kalimin e viteve u shfaq edhe ambicia për më shumë sesa aq. Kandidatja demokrate në çdo hap të jetës ka dëshmuar se ka dashur të bëhej dikush në jetë. Megjithatë ishte posti i sekretares së Shtetit ai që i ka dhënë edhe më shumë pushtet, transmeton tch.
Ajo erdhi në detyrë në vitin 2009 që me startimin e administratës “Obama” dhe u tërhoq pak pasi ai mori një mandat të dytë. Gjatë qëndrimit të saj katërvjeçar si sekretare Shteti, Clinton ka vizituar 112 vende të botës – më shumë se çdo paraardhës i saj në atë post.
Zonja Clinton ka përdorur pozitën e saj për të nxjerrë në pah të drejtat e grave dhe të drejtat e njeriut. Ajo gjithashtu udhëhoqi politiken amerikane ne Pranverën Arabe dhe ndërhyrjen ushtarake në Libi në vitin 2011.
Clinton votoi për pushtimin e Irakut në vitin 2003, por e distancoi veten shpejt nga konflikti dhe bëri thirrje për tërheqjen e trupave amerikane. Ndoshta kjo ndikoi pozitivisht ne rizgjedhjen si senatore në vitin 2006. Por dështimi i parë për Clinton ishte kur kongresi as i mori parasysh propozimet e saj për shëndetësinë, i dyti ishte kur humbi përballë Obamës në garën për presidente, dhe kjo ka bërë që shumë kritikë ta konsiderojnë ambicien e saj politike si naive.
Disa herë, ajo ka qenë edhe pjesë e skandaleve nga çështja “Whitewater”, një projekt i dështuar i pasurive të patundshme në të cilat Clintonët kishin investuar, sulmi ne Benghazi ku humbi jetën edhe ambasadori amerikan në vitin 2012 deri tek çështja e përdorimit të serverit të saj privat të email-it si sekretare e Shtetit. Por edhe problemet në çift nuk kane munguar: lidhja e shumëpërfolur e Bill Clinton dhe stazhieres në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky. Megjithatë me kalimin e viteve Hillary e ka kuruar imazhin e saj politik dhe familjar, tani gjithçka duket se shkon mirë. Amerikanët pëlqejnë të guxojnë, ata zgjodhën Barack Obamen si presidentin e parë me ngjyrë, duan Clinton si presidenten e parë femër: ama diçka i mundon te kjo e fundit. Kur bëhet fjala për besim dhe transparencë sondazhet në përgjithësi, e nxjerrin dobët zonjën Clinton. Megjithatë tashmë është fakt: Hillary Clinton është shumë më afër tryezës ovale tani sesa ishte përballë Presidentit Obama në vitin 2008. Ajo beson se ditët më të mira për Amerikën nuk kanë ardhur ende.
“Ju do të zgjidhni presidentin tonë të ardhshëm. Nuk është thjesht emri im apo i kundërshtarit tim që ju do të shihni mbi fletë, por është shteti që kërkoni të ndërtoni për fëmijët dhe nipërit tanë. A do të donit një vend të përçarë dhe të errët apo një vend plot shpresë dhe gjithëpërfshirës?”, ka thënë Clinton.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit – çka na tregon e kaluara e Senatit?
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj