LAJMI I FUNDIT:

Kafiteria që asnjëherë nuk gaboi, e di se kush ka fituar në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Kafiteria që asnjëherë nuk gaboi, e di se kush ka fituar në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Hilary Clinton ka fituar lehtë kundër kandidatin Donald Trump sipas rezultateve të një kafiterie në Paris, e cila deri më sot gjithmonë i ka qëlluar rezultatet, shkruan AFP.

Sipas tyre, ish-zonja e parë dhe sekretarja e shtetit ka fituar 513 vota elektorale, kurse Donald Trump 188, transmeton Telegrafi.

Pronarja e lokalit Isabela Mekelhoun, thotë se kafiteria e saj asnjëherë kurrë nuk ka gabuar.


“Pothuajse kurrë nuk ka gabuar. Në fakt, e ka huq vetëm dy herë në gjatë nëntë dekadave. Kjo ndodhi kur Jimmy Carter fitoi në vitin 1976 dhe në vitin 2004, kur George W. Bush fitoi mandatin e dytë”, thotë pronarja e lokalit.

Francezi Mishel Mishel që udhëheq gay lokalin në Paris, thotë se kjo anketë është e saktë, dhe se i frikësohej pasojave të politikës së SHBA-ve nëse vjen në pushtet Trump, i cili jo rrallëherë ‘është deklaruar rreth homofobisë’.

“Komuniteti i gay-ve frikësohej, por tani që e dimë rezultatin jemi shumë të lumtur” thotë 58-vjeçari.

Ndërkaq, ky lokal këto ditë ofron meny speciale me kokteje të quajtura, Hilarious dhe Trumpet.

Kafiteria “Harry” ishte zhvendosur nga Nju Jorku në Paris ku edhe ishte restauruar, pasi që ky vend dikur ishte vend i parapëlqyer i Ernest Hemingëay dhe Scott Fidgerald. /Telegrafi/