LAJMI I FUNDIT:

Republikanët parashihet se do të dominojnë Dhomën e Përfaqësuesve

Republikanët parashihet se do të dominojnë Dhomën e Përfaqësuesve

Parashikimet e dy rrjeteve televizive në SHBA tregojnë se Partia Republikane do të vazhdojë të mbajë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Duke u thirrur në rezultatet e hershme të zgjedhjeve të 8 nëntorit, NBC dhe ABC thonë se republikanët do të mbajnë së paku 218 ulëse nga 435 sa janë gjithsej, raporton REL.

Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve që gjashtë vjet.