E gjithë bota është duke ndjekur nga afër rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Interesimi i jo-amerikanëve raportohet të jetë më i madh se asnjëherë më parë për zgjedhjen e shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë, nisur edhe nga deklarimet e kandidatëve në veçanti për politikat amerikane në raport me botën.
Interesim i jashtëzakonshëm tregohet edhe nga vetë qytetarët në Kosovë, përfshirë edhe mbulueshmërinë që mediat tradicionale dhe ato të reja po i japin ditës finale të votimeve në SHBA, transmeton KosovaPress. Ndërkohë CNN raporton se deri tash, sipas rezultateve ExitPoll, del se kutive të votimit i janë drejtuar diku 70 për qind e votuesve të bardhë, 12 për qind e afriko-amerikanëve dhe 11 për qind e latino-amerikanëve.
83 për qind e votuesve kishin vendosur se kujt do t’ia jepnin votën që para shtatorit, ndërkohë vetëm 5 për qind e amerikanëve kanë vendosur këtë javë. Elektorati i Amerikës në vitin 2016 duket të jetë mjaft i kënaqur me presidentin që ka (Barack Obama), por shumë prej tyre kanë thënë se nuk janë të kënaqur me zgjedhjet që kishin përpara për të gjetur zëvendësuesin e presidentit aktual.
54 për qind e votuesve, që shkuan sot në qendrat e votimit, thanë se ata e përgëzojnë punën e Barack Obamas si President, dhe vetëm rreth katër në 10 persona thanë se do të jenë të ngazëllyer apo optimist për një president të ri si Hillary Clinton apo Donald Trump.
Shumicat e të anketuarve kanë thënë se votën e tyre e bazojnë nga propozimet dhe planet për ekonominë, që kanë treguar kandidatët. Ndërkohë rreth tetë në 10 persona thanë se ishin të sigurt se rezultatet e zgjedhjeve do të numërohen me saktësi.
Këto rezultate vijnë nga një anketë pas votimeve të realizuar për CNN dhe rrjetet e tjera të lajmeve nga Edison Research. Rezultatet bazohen në intervista me 15,455 votues.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë