LAJMI I FUNDIT:

Mëngjesin e sotëm regjistrohet një tërmet në Shkup

Mëngjesin e sotëm regjistrohet një tërmet në Shkup

Një tërmet me magnitutë prej 2 shkallë Rihter është regjistruar në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme në rrethinë të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të observatoriumit seizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, tërmeti është ndjerë në Shkup dhe rrethinë, prej 3 deri 4 shkallë, sipas Shkallës evropiane Makroseizmike.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në lindje të rajonit të Shkupit./Telegrafi/